KFOR-i dhe FSK-ja intervenojnë për largimin e mjeteve të pashpërthyera në Lipjan
16 nëntor 2026
| 13:59
Disa mjete të dyshuara të pashpërthyera janë gjetur më 15 nëntor në Lipjan, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga qytetarët.
Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën për të shmangur rrezikun për qytetarët.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitë për deminim të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:05.



