Scaloni i bën një ftesë speciale Messit

17 nëntor 2026 | 11:45

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit të trajnerëve të kombëtares për Kupën e Botës 2030.

Scaloni ka shprehur bindjen se ylli argjentinas do të jetë ende aktiv si futbollist edhe pas vitit 2030.

“Unë mendoj se Messi do të vazhdojë të luajë futboll edhe pas vitit 2030”, është shprehur Scaloni.

Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë që Messi të ketë një rol në stafin e Argjentinës, duke bërë edhe një koment me humor pas largimit të Walter Samuelit.

“Por tani që Walter Samuel po largohet, Messi është i mirëpritur kurdo që të dëshirojë”, ka thënë Scaloni me buzëqeshje.

Një deklaratë që tregon se dyert e kombëtares argjentinase do të jenë gjithmonë të hapura për kapitenin legjendar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me një vit…