UDHËHEQËSI HYDAJET HYSENI E VIZATOI VETEN KUR SERBIA IA MOHOI SHIKIMIN NË PASQYRE NË BURGUN QENDROR NË BEOGRAD
Udhëheqësi i madh e ilegal i famshëm i popullit, Atdheut dhe Kombit Hydajet Hyseni, edhe me autoportretin e Tij, ka dëshmuar se ishte dhe mbetet njëri prej revolucionarve më të mëdhenj shqiptar, i cili në mes të torturës çnjerëzore dhe vetmisë absolute, dëshmoi qëndresë biblike dhe ideali i lirisë dhe i çlirimit te Kosovës nga Serbia pushtuese e bëri të mbijetuar heroik e triumfator legjendar!
Duke qenë se unë jam njëri nga vazhduesit e veprimtarisë së Tij atdhetare, politiko-patriotike dhe kombëtare ilegale, dhe pjesë aktive e progresive e përpjekjeve për ta çuar përpara idealin dhe rrugëtimin e Tij historik, kam të drejtën e madhe dhe të padiskutueshme ta pyes foton e Tij, kush je Ti, sepse edhe unë kamë dhënë kontributin tim modest në këtë rrugëtim, dhe me lejohen pyetje të tilla!
Në një periudhë të caktuar, kam pasur përgjegjësi dhe detyra drejtuese në kuadër të veprimtarisë ilegale, kam qenë Anëtar i Komitetit Drejtues në Lëvizjen Popullore të Kosovës, në të cilën jam angazhuar me përkushtim, me përgjegjësi direkte dhe vendosmëri absolute për realizimin e aspiratave tona kombëtare e atdhetare, por edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam qenë Anëtar i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut dhe Zëdhënës i Zonës!
Prandaj, duke u nisur nga kjo përvojë, nga përgjegjësitë që kam bartur dhe nga përkushtimi im ndaj çështjes kombëtare shqiptare, e ndiej obligim moral e atdhetar që të shpreh qëndrimin tim, duke vlerësuar drejt historinë, kontributin dhe sakrificën e udhëheqësve tanë, të cilët me tërë qenien iu përkushtuan luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga dhuna dhe terrori gjenocidal i Serbisë pushtuese!
Nisur nga sa dëshmova se kush jam, marr të drejtën të të pyes jo vetëm për vetën time por edhe për të tjerët dhe kam të drejtë ta dij,
Kush je Ti,
Që në errësirën e qelisë, aty ku njeriu përballet me vetminë, me vuajtjen dhe me kufijtë e qëndresës së vet, kërkon ta shohësh fytyrën Tënde, jo për ta admiruar, jo për t’u dukur i bukur, jo për t’u knaqur duke e parë, por për ta njohur sërish pas një kohe të gjatë izolimi, terrori e trajtimi çnjerëzor nga kriminelët dhe UDB-ashët e zinj serb dhe shqiptar?!
Kush je Ti,
Që të kanë mbyllur pas dyerve të hekurta, e të kanë lidhur këmbë e duar, që të kanë ndarë nga familja, nga shokët e idealit, nga veprimtaria politike patriotike atdhetare dhe nga jeta e përditshme, por që vazhdon ta ruash lidhjen me botën e mendimit, me ndërgjegjen dhe me bindjet për të cilat je burgosur dhe torturohesh pmëshirshëm?!
Kush je Ti,
Që në një qeli të krijuar enkas për ta nënshtruar e shkatrruar njeriun kryengritës, Ti gjen forcën të përballesh stoikisht me pamjen Tënde të tmerrshme, të ndryshuar nga vuajtjet dhe të rrahurat shtazarake, dhe ta hedhësh atë në letër?!
Çfarë fuqie morale, çfarë dashurie ndaj të parëve duhet të keshë, çfarë përjetimi mbinjerëzor, çfarë nevoje shpirtërore dhe çfarë force krijuese mund të ta shtyjë një të burgosur politik heroik, të rraskapitur e të cfilitur nga torturat dhe nga izolimi serbo-jugosllav, dhe të bëjë përpjekje heroike ta vizatojë vetveten?!
Ti je Udhëheqësi Hydajet Hyseni,
Ti je Sekretari Organizativ i Grupit Marksist-Leninist të Kosovës!
Ti je Udhëheqësi Hydajet Hyseni,
Kryeveprimtar politik dhe revolucionar legjendar shqiptar, intelektual dhe njëri prej përfaqësuesve më në zë të brezit të Tënd, që e lidhe jetën Tënde me luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për të drejtat kombëtare, për barazi, për çlirim dhe për lirinë e shqiptarëve të Kosovës dhe Viseve të saja nën Ish-Jugosllavi!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni, ishte dhe mbeti njëri nga Ata që nuk pranoi të mbetej vëzhgues pasiv dhe i vdekur për së gjalli i realitetit politik të kohës, por u angazhua në mënyrë aktive për ndryshimin e realitetit antishqiptar, duke marrë mbi supe rreziqet dhe pasojat që sillte veprimtaria e organizuar ilegale atdhetare, politiko-patriotike kundër pushtetit jugosllavo – serb!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni i takoi atij brezi për të cilin çështja shqiptare e Kosovës nuk ishte vetëm temë diskutimi politik dhe analize, por një problem historik, kombëtar dhe shoqëror që kërkonte zgjidhje me angazhim direkt, organizim përmanent dhe veprim aktiv!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni zgjodhi veprimtarinë politike ilegale, organizimin revolucionar dhe angazhimin atdhetar, duke e ditur se një veprimtari e tillë, në rrethanat e asaj kohe, mund të përfundonte me vrasje, arrestim, burgim dhe pasoja të rënda për jetën personale!
Dhe ndaj personalitetit të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, ato pasoja nuk mbetën vetëm mundësi teorike!
Fatkeqësisht ato u bënë pjesë e jetës së Tij!
Arrestimi, hetuesia, torturat, izolimi dhe burgu i rëndë politik, e shkëputën për vite të tëra nga jeta e lirë, por jo edhe nga historia e luftës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar, të cilave ua kishte kushtuar veprimtarinë e vet atdhetare dhe revolucionare!
Në qelinë e Burgut Qendror të Beogradit- CZ, ku u mbajt në izolim gjatë hetuesisë, përballja nuk ishte më me kundërshtarë politikë në një debat idesh e konceptesh!
Përballja e Udhëheqësit Hydajet Hyseni zhvillohej në kushtet e pabarazisë totale njerëzore, ekstreme midis një të burgosuri të lidhur këmbë e duar me zingjir dhe aparatit shtetëror serb të terrorit dhe dhunës permanente mbi shqiptarët!
Atdhetarët dhe patriotët shqiptar në përgjithësi, udhëheqësit dhe njëri ndërt ta Kryeudhëheqësi Hydajet Hyseni në veçanti, ishin të privuar nga liria themelore, nga komunikimi i zakonshëm, nga kontakti me njerëzit e afërt dhe nga mundësitë më elementare për të vendosur mbi jetën e tyre!
Vetmia e zgjatur dhe e shoqëruar me torturë çnjerëzore për të burgosurit politik shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja, nuk ishte thjesht mungesë shoqërie!
Vetmia e thellë në kushte të rrahjes dhe torturës çnjerëzore, ishte një përvojë e rëndë psikologjike, e cila, e shoqëruar me pasigurinë për të ardhmen, mund ta vinte njeriun përballë sprovave më të vështira fizike e shpirtërore!
Në kushtet e pamëshirshme të krijuara në burgjet jugosllave nga UDB-a serbe, edhe gjërat që jashtë burgut duken të parëndësishme, në burg marrën një kuptim të jashtëzakonshëm!
Një rreze dielli që dëpërtonte nëpër grilat e vetmisë së errët të burgut!
Një pikë ujë në dysheme!
Një pamje e fytyrës, të pa shikuar nga ditë, javë e muaj të tërë!
Një mundësi për ta njohur sërish vetveten!
Sipas rrëfimit për krijimin e autoportretit, Udhëheqësi Hydajet Hyseni, gjatë qëndrimit në qeli, nuk i lejohej të kishte pasqyrë!
Pas një periudhe të gjatë izolimi në Burgun Qendror të Kryeqytetit të Serbisë e të Jugosllavisë Beogradit, një rreze dielli, në kontakt me pak ujë në dyshemenë e qelisë, i krijoi mundësinë ta shihte fytyrën e Tij të dërmuar, të deformuar dhe të tharë e të terur nga torturat shtazarake!
Në një rrethanë të pazakontë, por thellësisht domethënëse, Udhëheqësi Hydajet Hyseni e merr lapsin e thjeshtë dhe e vizaton vetveten!
Ajo që në jetën e lirë të çdo njeriu do të mund të realizohej me një shikim të thjeshtë e të zakonshëm në një pasqyrë, në burg ishte shëndërruar në një përjetim të rrallë e të thellë!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni në mënyrë të turbullt e kishte parë fytyrën e vet në ujë, pas një kohe të gjatë, ndonëse me vështirësi, por arrinte të dallonte ndryshimet e dhimbshme që i kishin shkaktuar vuajtjet ekstreme në burg dhe torturat sadiste që i ishin bërë, dhe bënte përpjekje ta ruante atë pamje të çastit në një vizatim të rrallë që do të mbetej historik!
Te kjo pamje tronditëse, zë fill një nga dëshmitë më të veçanta të përvojës së Udhëheqësit Hydajet Hyseni, si i burgosur politik, autoportreti i krijuar në qeli të Burgut Qendror në Beograd – CZ, më 1983!
Atelea artistike e Udhëheqësit Hydajet Hyseni, në qelinë e burgut, nuk ishte në një mjedis të përshtatshëm artistik as modern europian apo amerikan, sikur që nuk ishte as në kushte të zakonshme krijimtarie artistike, por ishte në Qelinë e Burgut të Sigurisë së Lartë të Burgut Qendror të Beogradit – CZ, në një hapësirë mesjetare ku mungonin edhe liritë më elementare njerëzore!
Në mes tjerash, ky është thelbi i jashtëzakonshëm i veprës artistike të autoportretit në kushte të tmerrshme të qëndrimit në vetminë e thellë të Udhëheqësit Hydajet Hyseni në CZ!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni, është nëri nga Ata shqiptar të rrallë, ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë dhe terror i paparë, intensiv dhe i padëgjuar, të cilit i ishte kufizuar në mënyrë drrastike e të rëndë jeta e lirë, megjithatë Ai kishte arritur të gjente një mënyrë për ta parë dhe për ta vizatuar vetveten!
Veprimi i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, ishte veprim i madh personal heroik, ishte veprim i lindur në rrethana të pazakonta njerëzore, ishte veprim i imponuar i dalur nga izolimi total dhe nga nevoja ekstreme njerëzore për ta parë dhe për të ruajtur lidhjen me vetveten!
Si shokë e bashkëveprimtarë vuajmë pse nuk mund të dijmë me saktësi precize, çdo mendim e çdo ndjenjë që e ka shoqëruar Udhëheqësin Hydajet Hyseni gjatë krijimit të autoportretit të Tij të famshëm në vetminë e zezë në Burgun Qendror në Beograd!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni, dëshmon para historisë dhe para artistëve profesionist e revolucionarë, se ta vizatosh fytyrën Tënde pasi të është mohuar për një kohë të gjatë mundësia për ta parë fytyrën në pasqyrë, nuk është një veprim i thjeshtë e i zakonshëm, por është e jashtëzakonshme!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni i krijuar në burg në pasqyrën prej uji, fiton një domethënie që shkon përtej historisë personale të autorit!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni, me autoportretin e realizuar në vetminë ekstreme të Burgut Qendror në Beograd në vitin 1983, na dëshmon se përpjekjet dhe lufta për liri nuk zhvillohen vetëm në tubime, në demonstrata, në mitingje të mëdha popullore sikur ai kur mbajti fjalimin e Tij historik me 1 Prill 1981 në Prishtinë, e në organizata politike ilegale atdhetare e patriotike, apo në fushëbeteja luftërash të armatosura çlirimtare, sikur ato kur zhvilloi betejat UÇK-ja titanike!
Fakti që një njeri i izoluar në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Burgun Qendror në Kryeqytetin e Serbisë pushtuese në Beograd, i privuar nga pasqyra dhe i sprovuar barbarisht nga torturat, arriti të krijonte autoportretin e vet historik, ka domethënie të mjaftueshme njerëzore dhe historike, por popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar!
Autoportreti meriton dhe duhet të ruhet jo vetëm në muze kombëtar e shtetëror por edhe në muze ndërkombëtar, të dokumentohet dhe të trajtohet me seriozitet, sepse përfaqëson një përvojë të pashembullt individuale që lidhet drejtpërdrejtë me historinë dhe vuajtjet e të të burgosurve politikë shqiptarë!
Dhe pikërisht këtu, pyetja e fillimit merr një kuptim më të plotë, edhe më të madh!
KUSH ËSHTË KY, QË E KA VIZATUAR VETEN NË ERRËSIRËN E QELISË NË BURGUN QENDROR NË BEOGRAD NË VITIN 1983?
Ky është Udhëheqësi lavdimadh e ilegali i famshëm Hydajet Hyseni, veprimtar revolucionar shqiptar, që përndjekja politike e çoi nga angazhimi intenziv atdhetar në hetuesi dhe në burgun pushtues jugosllavo-serb!
Ky është Udhëheqësi Hydajet Hyseni i larguar nga jeta e lirë, i cili u përball me pamjen e fytyres së vet në kushte që tregojnë se deri ku shkonte poshtërimi i të burgosurit politik shqiptar të Kosovës dhe Viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe sa domethënëse bëhej edhe një e drejtë e zakonshme njerëzore, sikur është pasqyra!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni është pjesë e një brezi të veprimtarëve shqiptarë, jeta e të cilëve u ndikua thellësisht nga përballja me pushtetin jugosllavo-serb dhe nga përpjekjet e tyre mbinjerëzore, për të ndryshuar pozitën politike e kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja!
Autoportreti i Tij, është një dëshmi e madhe historike!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, nuk është thjesht pamja e një fytyre të vizatuar të të një të burgosuri politik shqiptar!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, është kujtimi artistik i një njeriu që e pa veten në kushte të pazakonta normale njerëzore, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, torturash e denimesh e poshtrimesh të pafundme!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni është një krijim që i përket një kohe të rëndë të vuajtjeve ekstreme dhe që duhet lexuar duke e shikuar me ndjeshmëri njerëzore e përgjegjësi të thellë historike!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni është një vepër artistike revolucionare që na kujton se pas çdo emri të njohur të historisë tonë politike qëndron jeta e rëndë reale, me vuajtje, me përjetime dhe me pasoja që nuk mund të përmblidhen vetëm me tituj e me vlerësime akademike e gazetareske!
Historia dëshmon se Udhëheqësi Hydajet Hyseni, në atë qeli të zezë pis, nuk ka vizatuar vetëm një figurë e personazh madhor të historisë kombëtare!
Por në radhe të parë ka vizatuar edhe vetveten!
Jeta e bujshme dhe veprimtaria revolucionare e Udhëheqësit Hydajet Hyseni, bëjnë që sot ky autoportret të shihet, jo vetëm si histori personale, por edhe si pjesë e historisë së qëndresës politike të shqiptarëve të Kosovës dhe Viseve të saja në ish-Jugosllavi!
Autoportreti i Udhëheqësit Hydajet Hyseni dëshmon se një çast i një momenti në vetminë e tmerrshme të burgut antishqiptar ne Beograd, dëshmon dhe na ndihmon që sot ta kuptojmë më mirë përmasën njerëzore të burgut politik çnjerzor ku vuante shqptari e ilegali më i madh i shqiptarëve në ish-Jugosllavi!
Prandaj, përpara autoportretit historik të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, pyetja nuk është vetëm se kush ishte njeriu që e vizatoi veten në errësirën e qelisë duke e shfrytëzuar ujin si pasqyrë!
Por pyetja është edhe se çfarë ju mëson dhe çfarë ju transmeton brezave të ardhshëm të shqiptarëve të rinj ajo përvojë për njeriun e çliruar nga dhuna e shtypja serbe, për lirinë e munguar, për qëndresën heroike dhe për përgjegjësinë absolute ndaj historisë kombëtare!
Dhe përgjigjja gjendet te vetë akti i krijimit të një njeriu të lidhur këmbë e duar, të cilit i ishte mohuar në mënyrë kategorike pasqyra, dhe gjeti mundësinë gjeniale ta shihte dhe ta vizatonte fytyrën e vet!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni njëri prej revolucionarëve të mëdhenj shqiptar, i cili kishte njohur torturat më mostruoze dhe izolimin antinjerëzor, na e la një dëshmi të vetvetes në rrethanat më të rënda të jetës së Tij!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Nëntor 2026!




