Një avokat i ri i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit
18 nëntor 2026
| 14:52
Një muaj pas aktgjykimit në Hagë, ku Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale, nga ekipi i tij mbrojtës janë larguar avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan. Që nga ajo periudhë, kanë nisur lëvizjet për formimin e ekipit të ri, i cili do të merret me procesin në Gjykatën e Apelit.
Avokati Russell Hopkins i është bashkuar ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka njoftuar Gjykatën më 11 nëntor se Russell Hopkins do t’i bashkohet ekipit të tij mbrojtës.




