Ambasadori Reka merr pjesë në gala mbrëmjen e NCAFP-së në Nju-Jork

18 nëntor 2026 | 14:49

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP).

Reka ka bërë të ditur se në këtë ngjarje ishte i pranishëm së bashku me presidentin emeritus të NCAFP-së, Dr. George Schwab, dhe presidenten dhe CEO-n e organizatës, ambasadoren Susan Elliott.

Tema qendrore e takimit vjetor ishte “Diplomacy in Action” (Diplomacia në veprim), ku morën pjesë ambasadorë, diplomatë, ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Pentagonit, përfaqësues të mediave dhe të korporatave amerikane.

NCAFP është themeluar në vitin 1974 nga profesori Hans Morgenthau, një nga teoricienët e njohur të realizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e…