Kolumnisti i “The Guardian” paralajmëron për takimin Trump-Putin-Xi Jinping: Rend i ri global ku s’ka vend për Evropën

18 nëntor 2026 | 15:59

Kolumnisti britanik i “The Guardian”, Rafael Behr, ka shkruar sot për takimin e Donald Trumpit, Vladimir Putinit dhe Xi Jinpingut. Ai ka vlerësuar se afrimi i tre liderëve dhe përjashtimi i demokracive evropiane nga tryeza e vendimmarrjes globale përbëjnë një sfidë serioze për të ardhmen e Evropës.

Ai argumenton se kontinenti duhet të bashkojë forcat për të rritur ndikimin, sigurinë dhe autonominë strategjike.

Në një botë gjithnjë e më shumë të ndarë në blloqe të mëdha të fuqisë, presidentët e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë një vizion të përbashkët për rendin global, në të cilin Evropa rrezikon të mbetet jashtë vendimmarrjes.

Kështu ka vlerësuar kolumnisti i gazetës britanike “The Guardian”, Rafael Behr, në një opinion të publikuar të mërkurën, duke analizuar rëndësinë e takimit trepalësh mes Trumpit, Xi Jinpingut dhe Putinit, që pritet të mbahet në Shenzhen të Kinës.

Sipas Behr, takimi i ofron Putinit mundësinë që Rusinë ta paraqesë si fuqi të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, pavarësisht nëse nga ky takim do të dalin marrëveshje konkrete.

Ai ka theksuar se për presidentin rus kjo ka rëndësi të veçantë, pasi një nga synimet e tij politike ka qenë rikthimi i Rusisë në statusin e një superfuqie, pas humbjes së këtij pozicioni me përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar në Kuvend  përmbajtjen…