E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vrasjen në Suharekë

18 nëntor 2026 | 17:55

Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë nga të shtënat me armë.

Siç bën të ditur prokuroria, dyshohet se, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Komunikata:

Prizren, 18 Nëntor 2026 –  Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se sot, me datë 18.11.2026 rreth orës 12:03 min në Suharekë, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar përmes një…