Ndalet rryma gjatë provimit të studentëve, Bajrami: “Jo, fotografia nuk është e pasluftës”

18 nëntor 2026 | 19:04

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila është edhe profesoreshë në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ka njoftuar se sonte rreth orës 17:10, derisa po mbante test me studentët e nivelit master është ndal rryma.

Bajrami tha se Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese.

“Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri”, shkroi ajo.

Postimi:

Sonte, rreth orës 17:10, derisa po mbaja test me studentët e nivelit master në Fakultetin Ekonomik, u ndal rryma.

Paraprakisht ua kisha marrë të gjithëve telefonat. Pas disa minutash pritjeje, studentët erdhën me një ide kreative: t’ua shpërndaja telefonat në mënyrë të rastësishme, që secili ta përdorte telefonin e dikujt tjetër vetëm për ndriçim, pa e zhbllokuar.

Kështu vazhduam testin!

Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ”Kosovën e progresit të paparë”!

Përtej humorit, Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese.

Vetëm prodhimi vendor na shpëton nga kriza. Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ismet Sylejmani Gjysëm shekulli populli shqiptar nuk i ndali për…