Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të re për nesër, kërkojnë paga meritore

18 nëntor 2026 | 19:49

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke kërkuar paga meritore dhe trajtim më dinjitoz për punëtorët.

Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet ditën e nesërme.

Në thirrjen drejtuar punëtorëve, sindikata thekson se protesta synon përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve të KEK-ut. Protesta mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti…