Trabzoni nderon Mohamed Salahun, një rrugë merr emrin e yllit egjiptian të futbollit
Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonsporit që në momentin e parë. Në Trabzon ka mbërritur edhe miratimi që një rrugë të marrë emrin e tij.
Bëhet fjalë për zonën e Yomras në Trabzon. Pikërisht aty, rruga “Selvi”, ku banon Salah, do të marrë emrin e futbollistit egjiptian.
Këshilli bashkiak ka marrë vendimin që i ka gëzuar tifozët, ndërsa kryetari i bashkisë e ka konfirmuar atë në Turqi.
“Kemi marrë vendimin nga këshilli bashkiak dhe jemi kontaktuar me ministrinë, nga e cila kemi marrë edhe miratimin. Rruga tashmë është emërtuar zyrtarisht Mohamed Salah. Aktualisht po përgatisim tabelat dhe së shpejti do të organizojmë ceremoninë e inaugurimit.
Do ta ftojmë Mohamed Salahun, Trabzonsporin dhe të gjithë të tjerët në ceremoninë e inaugurimit. Prania e Salahut në zonën tonë është burim krenarie për ne. E falënderojmë për vlerën që i ka shtuar rajonit dhe qytetit tonë”, është shprehur kryetari i bashkisë, Mustafa Bijek.



