Kane dhe Olise, lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026
Sulmuesi anglez, Harry Kane është futbollisti me më së shumti gola të shënuar, ndërsa francezi Michael Olise kryeson listën e asistuesve në ndeshjet e përfaqësueseve gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga “Tribuna.com”, Kane kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola në 15 ndeshje për Anglinë, përfshirë katër të realizuar nga penalltia.
Pas tij renditet norvegjezi Erling Haaland me 13 gola në 13 paraqitje, ndërsa Kylian Mbappe i Francës dhe Viktor Gyokeres i Suedisë kanë realizuar nga 12 gola. Lionel Messi dhe Vinicius Junior ndajnë vendin pasues me nga 11 gola, kurse Mikel Oyarzabal ka shënuar 10 herë për Spanjën.
Në mesin e lojtarëve me më së shumti realizime janë edhe Jude Bellingham dhe Michael Olise, të cilët kanë nga tetë gola. Në listën e futbollistëve me nga shtatë gola figurojnë edhe Florian Wirtz, Dan Ndoye, Yoane Wissa, Troy Parrott, Milutin Osmajic dhe Francesco Pio Esposito. Në renditjen e asistuesve, Michael Olise është në krye me 10 asistime në 18 ndeshje për Francën.
Pas tij vjen Martin Odegaard i Norvegjisë me nëntë asistime, ndërsa Bruno Guimaraes i Brazilit, Jude Bellingham i Anglisë dhe Achraf Hakimi i Marokut kanë kontribuar me nga shtatë asistime. Dani Olmo, Lionel Messi, Joshua Kimmich dhe Brahim Diaz kanë nga gjashtë asistime, kurse shtatë futbollistë të tjerë kanë regjistruar nga pesë të tilla.
Në këtë grup bëjnë pjesë Charles De Ketelaere, Florian Wirtz, Anthony Gordon, Marko Jankovic, Denzel Dumfries, Bruno Fernandes dhe Mohamed Hany.
Të dhënat përfshijnë ndeshjet e kombëtareve të meshkujve gjatë vitit 2026. Sipas burimit, në total janë zhvilluar 822 ndeshje nga 205 përfaqësuese, ndërsa asistimet janë llogaritur bazuar në raportet e ndeshjeve për golat.



