Ilir Krasniqi, mbrojtësi më efektiv në Ligën e Kombeve

19 nëntor 2026 | 13:21

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati një kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar e treta në Grupin B3. Kosova ka tubuar gjashtë pikë në po aq ndeshje të luajtura, duke regjistruar një fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Megjithatë, mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili ka qenë i pazëvendësueshëm në të gjitha ndeshjet e grupit, është pika më e ndritur e “Dardanëve”.

Ai është ndër mbrojtësit më efektivë të Ligës së Kombeve, bazuar në statistikat e publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s.

Krasniqi është i pari në listën e ndërhyrjeve, me 20 ndërhyrje të sakta, ndërsa i dyti në listën e topave të rikuperuar, me 19 të tillë. Mbrojtësi 26-vjeçar, që nga fillimi i këtij viti, bën karrierë në Ukrainë dhe është pjesë e skuadrës Polissya Zhytomyr.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi Albion Rrahmani pritet që në janar të bëhet me…