Besnik Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investime energjetike

19 nëntor 2026 | 13:33

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur për krizën energjetike në vend.

“Po e shfrytëzoj rastin dhe prezencën e kryeministrit të Kosovës për ta adresuar, për mendimin tonë, çështjen më problematike në vend: krizën me energjinë elektrike”, ka thënë ai në fillim të fjalës së tij në seancën e Kuvendit.

“Për të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, jemi duke e parë që Kosovën, pra vendin tonë të dashur, e ka mbuluar terri”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë e saj për investime energjetike, “për shkak se ka ndryshuar bota”.

“Kërkesa jonë, kryeministër, është me e ndërtu një rast, me i kthy burimet, me i përdorë kapacitetet që vetë i ke thënë në fushatë, për shkak se Kosova është në terr”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi anglez, Harry Kane është futbollisti me më së shumti…