FSK-ja forcon lidershipin dhe profesionalizmin e trupës së nënoficerëve

20 nëntor 2026 | 11:42

Në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, u mbajt ceremonia e përfundimit të Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit, ku morën pjesë kursantë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në mesin e të diplomuarve ishin edhe gjashtë nënoficerë të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të FSK-së në ngritjen profesionale, avancimin e lidershipit dhe zhvillimin e kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

Zhvillimi i një trupe nënoficerësh profesionistë, të përgatitur dhe të përkushtuar, të cilët udhëheqin me shembull, drejtojnë me profesionalizëm dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e FSK-së.

Investimi në zhvillimin profesional të nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjet e…