Presidentja Shiroka-Pula pranoi letër urimi nga homologu portugez
20 nëntor 2026
| 11:34
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Portugalisë, Antonio Jose Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.
Në letrën e urimit, presidenti Seguro ka shprehur dëshirën që, gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.




