AFIRMIMI POLITIK I XHAVIT AHMETIT NË LDK, ISHTE KUNDËRPESHË E QËLLIMSHME NDAJ AUTORITETIT KOMBËTAR TË HYDAJET HYSENIT

20 nëntor 2026 | 13:31


Ismet Sylejmani

Lirimi dhe dalja nga burgu i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, në vitin 1991, pas dhjetë vjetësh rrahjesh e torturash çnjerëzore, vuajtjesh e dergjjesh nëpër kazamatet jugosllave, bëri jehonë të jashtëzakonshme në opinionin shqiptar në Kosovë dhe ish-Jugosllavi!

Me të kaluarën e Tij të bujshme atdhetare, politiko-patriotike dhe revolucionare, shqiptari i madh Hydajet Hyseni ishte shëndërruar në një nga figurat me autoritet të madh kombëtar!

Pas daljes nga burgu, dhe rikthimit në Kosovë e prane familjes, shtëpia e Tij në fsh.Përlepnicë të Gjilanit, u bë vend pelegrinazhi i vërtetë, ndërsa popullariteti dhe ndikimi i Tij morën përmasa të jashtëzakonshme në Kosovë dhe në viset shqiptare të ish-Jugosllavisë!

Angazhimi politik i Hydajet Hysenit në LDK solli brenda kësaj strukture politike një personalitet me autoritet të fuqishëm kombëtar, të fituar përmes veprimtarisë së gjatë ilegale atdhetare, përmes qëndresës heroike nëpër burgje dhe qëndrimit e luftës së pakompromis për çështjen kombëtare!

Por për qudi, pikërisht në këtë periudhë, pas angazhimit të Hydajetit të madh, filloi edhe afirmimi i bujshëm politik i Xhavit Ahmetit në LDK, bashkëfshatarit të Hydajet Hysenit nga Përlepnica e Gjilanit!

Deri atëherë, Xhavit Ahmeti ishte anonim, nuk ishte i njohur si figurë e as personalitet i spikatur e as i veprimtarisë politiko-patriotike, as ilegale dhe as i lëvizjes kombëtare shqiptare, nuk ishte i njohur as në Kosovë e Vise, as në Kroaci, ku kishte kryer studimet pasuniversitare, dhe as në Evropë, askund!

Xhavit Ahmeti njihej vetëm nga familja e tij dhe rrethi i miqëve, njihej kryesisht për profilin e kimistit, sikur shumë të tjerë kimist që kishte Kosova, në ballë me kimistin e famshëm Akademik Nexhat Dacin!

Mirëpo, afirmimi i tij publik si shkencëtar i “shquar” dhe personalitet me autoritet të madh intelektual, u shoqërua me ngritje të shpejtë politike në LDK, deri në Këshillin e Përgjithshëm dhe në pozitën e Këshilltarit personal për Arsim të Kryetarit te LDK-së e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova!

Këtu lind dyshimi thelbësor, përse pikërisht në kohën kur personaliteti i madh kombëtar i Udhëheqësit Hydajet Hyseni kishte arritur përmasa të jashtëzakonshme, filloi promovimi dhe avancimi politik i përshpejtuar i bashkëfshatarit të Tij nga Përlepnica e Gjilanit Xhavit Ahmetit?!

Kjo nuk ishte rastësi, sikur që nuk ishte as vlerësim i meritave shkencore, sepse LDK ishte parti politike dhe jo Akademia e Shkencave, por ishte pjesë e një strategjie të menduar mirë dhe e një rivaliteti perfid e të heshtur politik, me objektivin kardinal, për t’ia futur brrylat e për t’i bërë karshillëk Udhëheqësit të lavdishëm kombëtar, njeriut me autoritet të madh Udhëheqësit Hydajet Hyseni!

Me rritjen enorme të ndikimit të autoritetit jo meritor dhe tendencioz të Xhavit Ahmetit, synohej krijimi i një kundërpeshe politike për të goditur e minimizuar autoritetin, popullaritetin dhe ndikimin e madh kombëtar të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, jo vetëm brenda LDK-së, por edhe në opinionin shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj!

Nga ana ime çështja thelbësore nuk qëndron te kontestimi i përgatitjes akademike apo i titujve shkencorë të Xhavit Ahmetit, sepse ndjej respekt e konsideratë, por te motivet politike të promovimit dhe avancimit të tij me shpejtësi marramendëse e me porosi!

Kishte Kosova dhe krahinat e saj burra të mëdhenj e shkencëtar të zot të nivelit të Xhavit Ahmetit kudo, por nuk kishte si Udhëheqësi Hydajet Hyseni, prandaj duhej t’i krijohej karshillëku, dhe iu bë!

Në çdo kohë e në çdo periudhë, historia nuk duhet të ndriçojë vetëm emrat që u afirmuan, funksionet që morën dhe detyrat me porosi që kryen, por edhe prapavijat, motivet dhe interesat politike që kanë ndikuar në ngritjen e tyre!

Afirmimi politik i Xhavit Ahmetit në LDK, ska as më të voglin dyshim se ishte kundërpeshë e qëllimshme ndaj autoritetit të madh kombëtar të Hydajet Hysenit, por kush e bëri këtë ndërhyrje dhe nga kush erdhi urdhri, mbetet të shihet, por edhe nuk është vështirë të dihet, sepse në atë kohë ishim të pushtuar nga Serbia pushtuese, të ndarë e të përqarë!

Ismet Sylejmani,
Ish – Anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së,
Ish – Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Prishtinë, 20 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arsenali do të duhet të presë edhe katër javë për…