Mbyll një kapitull pune, lë pas një trashëgimi profesionalizmi

24 nëntor 2026 | 16:17

Deinstitucionalizimi i jetës sonë në të gjitha format e vrazhda, qofshin ato politike, arsimore, ekonomike, kulturore, që filloi me agresionin serb që nga viti 1990 e deri në përfundimin e luftës, ka krijuar pasoja të rënda për popullin shqiptar në Kosovë. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, jeta e shqiptarëve te ne u përkeqësua shumë. Madje, forma gjenocidiale e ushtruar nga represioni serb krijoi rrugën e lëvizjes së aspiratave shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky trinom i lëvizjes paqësore, udhëhequr nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i ngjizur nga bombardimet e NATO-s e lufta heroike e UÇK-së, mbeti sinonim dhe emblemë e Kosovës. Gjithë ky inercion për liri natyrisht se kërkonte forma dhe njerëz të vendosur, të cilët ndiejnë me përgjegjësi detyrën që u besohet, por edhe vullnet e guxim në raste të veçanta. Përveç spektrit politik, ekonomik, arsimor e kulturor, informimi kishte një rëndësi tejet të madhe.

Organizimet shqiptare përballë represionit serb!

Politika serbe dëshironte ta verbonte popullin tonë përmes logjikës së territ informativ. Së këndejmi, mbyllja e gazetës “Rilindja” dhe e Radiotelevizionit të Prishtinës ishin hapat e parë, për të vazhduar me format e tjera represive në fushat e tjera. Mbyllja e gazetës la pasoja të mëdha në fushën e informimit, por edhe te vetë popullsia shqiptare, tashmë e dëbuar sistematikisht nga vendet e punës me kushtëzime arbitrare hegjemoniste serbe. Edhe në këto trysni të paprecedenta, të udhëhequra nga njerëz të regjimit millosheviqian, shqiptarët gjetën forma të organizimit dhe të krijimit të institucioneve kredibile kombëtare. Ndonëse gjithnjë nën orbitën dhe tutelën serbe, u krijuan format e mbijetesës, madje edhe të mëvetësisë kombëtare, qofshin ato politike, arsimore, informative e forma të tjera të rëndësishme! Kjo gjendje kushtëzoi lëvizje për të gjetur forma të aktiviteteve jashtë institucioneve serbe. Kështu, përveç spektrit politik, filloi të botohej gazeta “Bujku” si alternativë e titullit të gazetës “Rilindja”, ndonëse gazetarët ishin të njëjtë dhe shkrimet ishin në përputhje të plotë me politikat redaktoriale të gazetës “Rilindja”. Këtu ishin ata njerëz, ato personalitete që, me shumë sakrifica, bënë çmos që zëri i këtij nëngjelli të kumbojë në institucionet më të larta evropiane e botërore. Këtu ishin dhe vepruan njerëz që nënshkruan peticione nga më të ndryshmet, siç ishte edhe Apeli i 215 intelektualëve të Kosovës. Zelli dhe puna e tyre u nderuan, u respektuan me mirënjohje publike. Në mesin e shumë gazetarëve dhe punëtorëve të zellshëm ishte edhe Bali Mahmuti, i cili në vitin 1995 u shpall punëtori më i mirë i vitit, krahas dy gazetarëve të gazetës “Bujku”. Shtrohet pyetja se çfarë e cilësonte këtë punëtor atëbotë që të ishte laureat i çmimit si punëtori më i mirë i vitit?!

Dihet mirëfilli se gazeta në këtë periudhë kishte trysni të përditshme në mbarëvajtjen dhe shpërndarjen e saj në Kosovë, por edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Bali Mahmuti, në rolin e sekretarit, nuk kurseu asgjë për të qenë në ballë të kësaj odisejade të botimit dhe të akteve të tjera organizative të gazetës. Format dhe aktivitetet nuk ishin vetëm organizimet e botimit, por edhe ato juridike dhe përballja e vazhdueshme me gjyqet e instaluara nga Serbia, me trysninë e tyre për të zhvatur prona banesore, me dëbimet e punëtorëve nga puna dhe me format e tjera juridike e gjyqësore. Në këtë turbullirë të instaluar gjendej gjithnjë personi i cili asnjëherë nuk hezitoi të qëndronte në anën e njerëzve të gazetës, duke u dalë në ndihmë nga aspekti juridik. Madje, vitet e pronësisë legjitime të banesave ishin aq të rëndësishme dhe kërkohej një njeri i cili, në mënyrë pedante, do t’i ndihmonte gazetarët dhe punëtorët e shumtë të redaksisë së gazetës “Rilindja”. Në këtë periudhë të rrugëtimit të tij zë vend edhe fitorja e rëndësishme juridike në Beograd.

Me përfundimin e luftës, Baliu vazhdoi në organizimin e gazetës “Rilindja”, duke ofruar shumë fakte për njeriun e palodhur, tejet modest e të buzëqeshur me njerëzit që e rrethonin. Por në rrethanat e jetës pluraliste dhe të kohës së UNMIK-ut, ishte tejet e vështirë të mbahej vazhdimësia e daljes së gazetës “Rilindja”. Dihej se shumica e gazetarëve tashmë ishin të shpërndarë nga lufta. Pastaj, konkurrenca për një lajm kreativ ishte goxha e ndërlikuar në rrethana kur çdo gjë nuk varej vetëm nga logjika e një lajmi korrekt, por edhe nga sa ngjyrë politike kishte. Në rrethana të këtilla, “Rilindja” nuk arriti ta përballonte këtë stuhi të të gjitha formave, prandaj ajo e ndërpreu aktivitetin e vet, kurse shumë gazetarë ose u pensionuan, ose ikën gjetkë në punë të tjera. Edhe Baliu filloi punën në Kompaninë e Sigurimeve Dardania, ku ushtroi detyrën e zëvendësdrejtorit, e më vonë, për shumë vite me radhë, te kompania SIGMA, ku drejtoi sektorin e dëmeve, duke qenë shtyllë e punëve profesionale juridike.

Një dimension tjetër me rëndësi të veçantë i veprimtarisë së tij ishte roli ndërmjetësues dhe kontributi në bashkëpunimin ekonomik kombëtar, veçanërisht në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet kompanisë SIGMA në Shqipëri dhe Kompanisë së Sigurimeve Dardania në Kosovë. Ky bashkëpunim përfaqëson më shumë se një marrëdhënie të zakonshme biznesore. Ai dëshmon për rëndësinë e integrimit ekonomik shqiptar, për ndërtimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve dhe kompanive shqiptare dhe për krijimin e një hapësire të përbashkët të bashkëpunimit profesional e ekonomik. Në këtë proces, Bali Mahmuti u dëshmua si ndërmjetësues i suksesshëm dhe si një shembull i bashkimit ekonomik kombëtar, duke kontribuar në afrimin e dy kompanive dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Katër dekada përvojë – një përkushtim që vazhdon

Profesionalizmi juridik është alfa dhe omega e veprimtarisë së kompanive të sigurimeve. Natyrisht se përvoja e Baliut në të përditshmen “Rilindja”, përkatësisht “Bujku”, ishte një ndihmesë e ndritshme drejt asaj që quhet përvojë në ballafaqimin me faktet, për të ndriçuar rrethanat objektive drejt një zgjidhjeje fatlume për drejtësinë, që sot është “thembër e Akilit”. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka qenë i përfshirë në çështje të ndërlikuara juridike, administrative, pronësore dhe të sigurimeve, duke u mbështetur gjithmonë në analizën e fakteve, argumentimin profesional dhe kërkimin e zgjidhjeve të drejta. I vetëdijshëm për nevojën e zgjerimit të vazhdueshëm të njohurive, Bali Mahmuti iu përkushtua edhe më tej ngritjes profesionale, duke përfunduar provimin profesional dhe duke e zgjeruar veprimtarinë e tij në fushën e avokatisë.

Sot, kur mosha e bën t’ua lëshojë rrugën kuadrove të reja në kompaninë SIGMA, ai ndihet krenar për punën e palodhshme. Megjithatë, mosha dhe përfundimi i një cikli të gjatë pune në strukturat drejtuese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandër Çupiq, ia ka ndërprerë…