Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

24 nëntor 2026 | 16:44

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ku në fokus të diskutimit kanë qenë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe sfidat me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

Gjatë takimit janë diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të këtij forumi, me theks të veçantë në përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që këto kërkesa të trajtohen në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me komisionet përkatëse dhe grupet parlamentare.

Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar në këto procese, në mënyrë që shqetësimet dhe kërkesat e tyre të marrin vëmendjen e duhur institucionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu,…