“S’ka rëndësi sa është ora”, punëtorët e KEK mobilizohen për kthimin në operim të bllokut B1 (Video)
Sindikata e Re e KEK-ut ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës për rikthimin në operim të Bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.
Përmes një njoftimi, sindikata ka veçuar Elbasan Nebihin, saldues në këtë termocentral dhe sindikalist, i cili, sipas tyre, po vazhdon punën edhe në orët e vona, duke kontribuar në rikthimin e bllokut në funksion dhe në sigurinë energjetike të vendit. /Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
MOBILIZIM I JASHTËZAKONSHËM I PUNËTORËVE TË KEK-ut!
Punëtorët e KEK-ut po tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm për rikthimin në operim të Bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.
Shembull i këtij angazhimi është Elbasan Nebihi, saldues në TC Kosova B dhe sindikalist i Sindikatës së Re të KEK-ut, i cili edhe në këto orë të vona vazhdon të jetë aktiv në punë, duke dhënë kontributin e tij me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim.
Këta janë punëtorët që, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit.
Si Sindikatë e Re e KEK-ut, jemi krenarë me punëtorët tanë dhe angazhimin e tyre të palodhur.
KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë punëtorët e angazhuar!



