Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri

25 nëntor 2026 | 12:51

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, ka përfunduar vizitën zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni shqiptar është pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të lidershipit të kësaj komande.

Gjatë vizitës janë zhvilluar takime dhe diskutime për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të partneritetit, veçanërisht në fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave.

Sipas njoftimit të FSK-së, vizita ka shërbyer edhe për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit institucional.

Të dyja palët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, si dhe për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një…