Sterling dënohet me 12 muaj burgim, por…

25 nëntor 2026 | 13:36

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, është dënuar me 12 muaj burgim për drejtim të rrezikshëm të automjetit, por nuk do të përfundojë në burg, pasi dënimi i është pezulluar për 18 muaj.

31-vjeçari është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Basingstoke, ku ka marrë vendimin pas pranimit të fajësisë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim të oksidit të azotit dhe refuzim të dhënies së mostrës së gjakut.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 maj, kur Sterling kishte drejtuar Lamborghinin e tij në autostradat M25 dhe M3, duke thithur gaz përmes një baloneje dhe duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme mes korsive.

Në fund, ai kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një automjet tjetër.

Përveç dënimit të pezulluar, futbollisti duhet të kryejë 100 orë punë në komunitet dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për dy vjet.

Gjykata ka marrë parasysh edhe angazhimin e tij në trajtimin e varësisë, si dhe aktivitetin bamirës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, sot në një…