Guardiola: Askush nga gjenerata e re nuk mund të arrijë nivelin e Messit
Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, Pep Guardiola u është përgjigjur një pyetjeje nëse ndonjë lojtar i gjeneratës së re mund të barazohet me Lionel Messin.
Messi është drejt fundit të karrierës së tij si futbollist, por ka lënë gjurmë të pashlyeshme në histori, duke fituar tetë Topa të Artë, si dhe shumë trofe të tjerë, përfshirë La Ligën, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Copa American dhe Kupën e Botës.
Kjo trashëgimi e lënë në futboll ka bërë që, sipas ish-trajnerit të tij, Guardiolës, asnjë lojtar i gjeneratës së re të mos mund ta arrijë nivelin e tij.
“Askush, ka shumë të mirë, por nuk shoh askënd që arrin atë nivel; duke performuar në një standard kaq të lartë çdo tre ditë për 15 deri në 20 vjet, dhe nuk mendoj se do ta bëj ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Ka rekorde që njerëzit thanë se nuk do të thyheshin kurrë, por ato përfundimisht po thyhen. Edhe rekordet e Usain Bolt do të thyhen një ditë, por të ruash atë nivel loje për kaq shumë vite… thjesht nuk e shoh”, ka përfunduar trajneri spanjoll.
Ndryshe, Messi vazhdon të shkëlqejë edhe në moshën 39-vjeçare, pasi këtë sezon me Inter Miamin ka shënuar 29 gola dhe ka regjistruar 16 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat me klubin amerikan.



