Edhe dy banka nisin zbatimin e sistemit të pagesave të shpejta në Kosovë TIPS-K
27 nëntor 2026
| 15:38
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sipas planit, TIPS-K po zgjerohet me pjesëmarrjen e dy bankave të reja: Ziraat Bank dhe PriBank
Kështu e rritet në gjashtë numri i bankave që operojnë në TIPS-K: ProCredit Bank; Banka për Biznes; Raiffeisen Bank; NLB Banka; Ziraat Bank dhe PriBank.
“Bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht dhe në vijimësi, pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027”, ka njoftuar BQK-ja.



