Ambasadori Blerim Reka feston 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me bashkatdhetarët në Nju Jork

28 nëntor 2026 | 17:15

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka marrë pjesë në festimin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Suela Janinen, veprimtarin e njohur Harry Bajraktari dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Reka ka bërë të ditur se manifestimi është organizuar edhe këtë vit nga Albanian-American Club dhe Valon Nikçi, në Westchester County, ku rrugët ishin zbukuruar me flamuj shqiptarë.

Ai ka theksuar se muaji nëntor i bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, duke rikujtuar ngjarjet dhe datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Kievi ka propozuar…