Afaristi Ramush Ahmetaj merr pjesë në përurimin e shtatores “Nusja Dardane” në Smirë të Vitisë
28 nëntor 2026
| 18:56
Afaristi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores “Nusja Dardane”, në fshatin Smirë të Vitisë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ahmetaj ka vlerësuar rëndësinë e këtij simboli, duke theksuar se “Nusja Dardane” përfaqëson bukurinë, dinjitetin, fisnikërinë dhe qëndresën e gruas shqiptare.
Sipas tij, kjo shtatore simbolizon rrënjët e lashta dhe traditat shqiptare që kanë mbijetuar ndër breza.
Ahmetaj ka falënderuar Bledian Ramadanin për ftesën në ceremoninë e përurimit të shtatores.



