Begaj: Sakrifica e dëshmorëve për lirinë e Shqipërisë, një nga amanetet më të shenjta të historisë
29 nëntor 2026
| 11:13
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka vlerësuar sakrificën e bijve dhe bijave të Shqipërisë, të cilët në një nga periudhat më të vështira të historisë zgjodhën ta vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.
Ai ka theksuar se sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë dhe se ata mbeten pjesë e ndërgjegjes kombëtare.
Begaj ka thënë se është detyrim që kujtimi dhe vepra e dëshmorëve të nderohen përjetësisht dhe ky amanet t’u përcillet brezave të ardhshëm.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, ka shkruar presidenti Begaj.



