Laporta ëndërron transferimin e Haalandit
29 nëntor 2026
| 14:52
Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit nga Manchester City. Presidenti Joan Laporta e ka norvegjezin një nga objektivat e tij të mëdha.
Sipas gazetarit Jose Alvarez, dëshira e Haalandit për të luajtur në Spanjë dhe raportet e mira me rrethin e tij mund ta ndihmojnë Barcelonën në realizimin e këtij transferimi.
Megjithatë, operacioni mbetet shumë i vështirë, pasi Haalandi ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2034 dhe vlera e tij vlerësohet rreth 220 milionë euro.



