Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon Iranin për fshehjen e gjendjes së vërtetë ekonomike

29 nëntor 2026 | 15:17

Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar qeverinë e Iranit se po mashtron publikun dhe po fsheh gjendjen e vërtetë të ekonomisë së vendit.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në gjuhën perse në platformën “X”, Departamenti i Shtetit ka vënë në dukje mospërputhjen mes deklaratave optimiste të zyrtarëve të lartë në Teheran dhe realitetit me të cilin përballen qytetarët.

“Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit pretendon se rezervat valutore të vendit janë të larta, ndërsa ministri i Ekonomisë mburret me rritjen e eksporteve pa ofruar asnjë statistikë apo shifër të vetme”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ndërkohë, qytetarët e zakonshëm iranianë po shohin se si çmimet e produkteve bazë, si mishi, pula dhe strehimi, po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme.”

Uashingtoni ka theksuar gjithashtu se deklaratat e fundit të kryenegociatorit dhe kryetarit të parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, bien ndesh me pretendimet e vetë Bankës Qendrore, duke nxjerrë në pah kontradikta të brendshme lidhur me situatën financiare të vendit.

Këto akuza vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit gjatë muajve të fundit. Këto masa synojnë dobësimin financiar të qeverisë iraniane dhe rritjen e presionit ndaj Teheranit për të pranuar kërkesat e Uashingtonit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe profesori universitar, Artan…