Bajrush Xhemaili merr pjesë si panelist në Shkollën Politike të PDK-së

29 nëntor 2026 | 16:34

Bajrush Xhemaili ka marrë pjesë si panelist në Shkollën Politike të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila po mbahet për katër ditë në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Naumann.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Xhemaili ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për sfidat dhe proceset e themelimit të PDK-së, si dhe për rrugëtimin e partisë drejt së ardhmes.

Ai e ka vlerësuar këtë shkollë si një nismë të qëlluar për përgatitjen e brezave të rinj, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në jetën politike dhe në kontributin për vendin.

Xhemaili ka shprehur bindjen se e ardhmja u takon të rinjve dhe të rejave që kanë vullnetin, dijen dhe entuziazmin për të kontribuar përmes Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…