Basha del me njoftim për gjendjen e rrugëve: Ekipet po punojnë vazhdimisht në terren

29 nëntor 2026 | 20:04

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, pavarësisht reshjeve të borës.

Përmes një postimi në facebook, Basha ka thënë se është në terren bashkë me menaxherët, ndërsa ekipet e pastrimit po ndërhyjnë vazhdimisht për të mbajtur situatën nën kontroll.

Sipas raportimeve të ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit trashësia e borës ka kaluar 20 centimetra, ndërsa në disa zona malore ka arritur mbi 40 centimetra.

Basha ka paralajmëruar edhe për temperaturat e ulëta që pritet të mbizotërojnë ditëve në vijim. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -16 deri në -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -5 deri në -2 gradë Celsius.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, duke përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës për shkak të rrezikut që paraqesin temperaturat e ulëta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prishtina pritet të përballet me temperatura tejet të ulëta në…