VIDEO | Momenti kur protestuesi sulmon makinën e policisë në lëvizje dhe bie në asfalt

29 nëntor 2026 | 18:13

Një incident i rrezikshëm është regjistruar gjatë protestës së kësaj të diele në Tiranë, ku një protestues është hedhur mbi një automjet të policisë ndërsa ky i fundit ishte në lëvizje.

Në pamjet e videos shihet protestuesi teksa hidhet mbi automjetin dhe e godet atë, përpara se të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në asfalt.

Veprimi i protestuesit ka rrezikuar edhe sigurinë e tij fizike, ndërsa nuk dihet nëse ka pësuar lëndime nga rrëzimi.

Incidenti është regjistruar gjatë protestës së dytë të zhvilluar këtë fundjavë në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lahi Brahimaj, ish-i akuzuar nga Tribunali i Hagës, ka rrëfyer…