Bora në Gjakovë deri në një metër, MI-ja i del në ndihmë komunës

10 janar 2019 | 21:34

Ministria e Infrastrukturës (MI), pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër. Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit”, thuhet në komunikatë e MI-së.

Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT-it, janë në gjendje të mirë për qarkullim.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se statuti…