Ministri i PDK-së flet për raportet brenda koalicionit qeverisës

23 janar 2019 | 23:58

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili vjen nga radhët e PDK-së,  i ka përshkuar si të mira raportet në mes të partnereve të koalicionit qeverisës.

Tahiri në një intervistë për mediumin publik, ka thënë se partneret e koalicionit janë të angazhuar sipas programit qeveritar.

“Nuk kam ndonjë shqetësim të cilin do ta ngritsha si shqetësim në koalicionin qeveritar. Ne e kemi një program qeveritar dhe secili është i angazhuar në fushën ku i kemi përgjegjësit. Dikush në fushën e ligjit, e dikush në fusha tjera”, ka thënë Tahiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…