Hardeni një përbindësh për Houstonin, fitojnë Toronto e Clippersat

31 mars 2019 | 14:53

Skuadra e Clippers fitoi 132-108 ndaj Clevelandit, një ndeshje e dominuar nga kalifornianët, me Harrell që realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Shai me 22 pikë.

Clippers, aktualisht në vendin e gjashtë, synojnë të ngjitin edhe më tej shkallët e renditjes në Perëndim. Surprizë fitorja e Brooklyn, që mundi 110-96 Bostonin, ndeshje me dy pamje. Pjesa e parë më e mirë për Boston, ku u dallua Hayward me 19 pikë, ndërsa në të dytin erdhi përmbysja e vendasve, me Russell që realizoi 29 pikë e 10 asistime.

Toronto konsolidon vendin e dytë në Lindje, pas fitores 124-101 ndaj Chicago, takim i dominuar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Ibaka e VanVleet me nga 23 pikë secili).

Fiton edhe skuadra e Houstonit, që mundi 1198-108 Sacramenton, sfidë e vendosur në periodën e katërt në favor të ekipit teksan. Hardeni si gjithnjë magjik, autor i 50 pikëve, 11 rebound e 10 asistime, më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që mundi 118-109 Minnesota, falë 25 pikëve të Harris.

Rezultatet

Clippers – Cleveland      132-108
Brooklyn – Boston          110-96
Houston – Sacramento   119-108
Detroit – Portland           99-90
Indiana – Orlando           116-121
New York – Miami          92-100
Chicago – Toronto           101-124
Minnesota – Philadelphia 109-118
Phoenix – Memphis        115-120

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve dhe njohjes së botës,…