Ujësjellësi nuk ka shkaktuar shembjen e dheut në Lagjen e Muhaxhirëve

13 maj 2019 | 13:41

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sh.a, demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prishtinës se kinse pëlcitja e gypit të ujësjellësit në lagjen e Muhaxhirëve ka shkaktuar shembjen e dheut.

“Realiteti i pamohuar dhe profesional e thotë të kundërtën, Gypi i Ujësjellësit ka pëlcitë për shkak të shembjes së dheut. Më datë 13.05.2019, rreth orës 00:40 minuta, ekipet e KRU ,,Prishtina,, kanë marrë njoftim se ka shpërthyer një tubacion i furnizimit me ujë të pijshëm në Lagjen e Muhaxhirëve afër stacionit të policisë nr.2”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ekipet teknike të KRU “Prishtina”, kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 00:55 minuta kanë ndërprerë linjën e furnizimit me ujë që është linjë HDPE RC Ø 110 mm e montuar në vitin 2014.

Dëmtimi i kësaj linje ka ardhur si pasojë e shembjes së dheut ne gropën ndërtimore të objektit që është në fazë ndërtimi, në pjesën e poshtme të rrugicës.

“Një material i tillë siç është materiali HDPE pranon lëvizje të vogla dhe devijime deri ne 11°, por jo me shumë. “Në orët e mëngjesit të ditës se sotme ekipet e KRU  “Prishtina”, kanë dalë prapë në terren, ku prezent ka qenë Drejtori Teknik, Menaxheri i Mirëmbajtjes si dhe ekipet tjera. Pas analizës së marrë nga terreni, shihet qartë që, ekzekutimi i punimeve në gropën ndërtimore të objektit poshtë rrugicës, është bërë në mënyrë jo profesionale, jashtë standardeve për ndërtim dhe mbrojtje të gropës ndërtimore”.

Sipas njoftimit të nga zyrtarët policor në terren, shembja e dheut në gropën ndërtimore ka filluar rreth orës 23:00, ndërsa tubi ka pëlcitur pas rreth 1 orë e 30 minuta, atëherë kur dheu i shembur e ka tërhequr tubin e ujësjellësit deri ne masën që e ka shkëputur nga lidhjet. Zbatimi i punës në atë gropë ndërtimore dhe mbrojtja me pilota është jashtë çdo standardi për ekzekutim punimesh dhe mbrojtje në kantier, shkak i tillë ka bërë që të kolapsoj çdo gjë, raste të tilla për fat të keq po kemi shumë shpesh, që po vazhdon si pasojë e mos respektimit të standardeve nga investitorët, dhe mos inspektimit nga organet Komunale”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Ekzekutivë i Shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, (KEK),…