“BMW” sjell veturën e dekadës

01 korrik 2019 | 13:49

“BMW” së fundmi ka sjell modelin e ri të M8 ‘Gran Coupe’, që mund të konsiderohet si modeli më i bukur i “BMW”-së 10 viteve të fundit.

Megjithatë, produktiviteti i kompanisë gjermane nuk përfundon me kaq. Ata kanë paralajmëruar edhe një version tjetër të serisë M.

“Do kemi zëvendësim për seritë 6 të Gran Coupe”, ka bërë me dije “Alpina”, kompani prodhuese e automobilave, që zhvillon dhe shet versione të përformancës së lartë të veturave të “BMW”-së.

“Alpina” ka treguar për ‘CarBuzz’, një version me 600 kuaj fuqi i X7 tingëllon shumë i mundshëm.
Vetura në fjalë, e emëruar si “Alpina B8”, do t’i ketë 523 kuaj-fuqi. Gjithashtu, ajo do posedojë firmën e “Alpina”-s në rrota dhe modifikime të tjera.

Vetura pritët të kushtojë më shumë sesa 100 mijë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Çitaku Tema bazë e këtij shkrimi dhe analize janë…