Marko: Vetteli duhet të largohet nga Ferrari që të fitojë

22 korrik 2019 | 15:02

Për t’u rikthyer në nivelet e dikurshme, atëherë kur duelonte dhe fitonte titullin kampion bote në Formula 1, piloti gjerman Sebastian Vettel duhet të largohet nga Ferrari.

I këtij mendimi është Helmut Marko, drejtuesi i Red Bullit, që e njeh mirë katër herë kampionin e botës, pasi kanë punuar së bashku te makina austriake. Sipas Marko, Sebastian Vettel nuk ka të njëjtën forcë si Michael Schumacher e Fernando Alonso. Ndaj, për të triumfuar ai ka nevojë për mbështetjen pa kushte të skuadrës. Sipas Marko, këtë gjë piloti gjerman nuk e ka, ndaj po dështon me makinën italiane.

“Vetteli është një person shumë inteligjent, i ndjeshëm dhe i dashur. Por ndryshe nga pilotët e tjerë të mëdhenj që kanë pilotuar një Ferrari, ai nuk arrin ta japë maksimumin nëse nuk e ka mbështetjen e skuadrës”, ka thënë Marko. “Këtë gjë ai e kishte te Red Bulli, ndërsa te Ferrari nuk e ka këtë mbështetje. Gabimet që ai bën në pistë vijnë vetëm si pasojë e mungesës së besimit, kur nuk je i sigurt në vetvete. Për mua, ai duhet të largohet nga Ferrari edhe pse për 2020-n nuk ka opsione konkrete”, ka shtuar Marko.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara,…