ShBA-ja fuqizon masat kundër terrorizmit

11 shtator 2019 | 10:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, duke e bërë më të lehtë për administratën amerikane të vendosë sanksione ndaj terroristëve të dyshuar, financuesve dhe mbështetësve të tyre.

“Urdhri ekzekutiv nga presidenti Trump shton fuqinë e mëtejshme në përpjekjet kundër terrorizmit në ShBA”, ka thënë sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konferencë për gazetarët.

Urdhri u lëshua në 18-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Duke e quajtur urdhrin “përditësimin më të rëndësishëm kundër terrorizmit që nga shtatori i vitit 2001”, Pompeo ka thënë se rregullat e reja lejojnë që Departamenti i Shtetit dhe Departamentin e Thesarit të shënjestrojnë drejtpërdrejt drejtuesit e grupeve të dyshuara terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre “pa pasur nevojë të lidhin udhëheqësit terroristë me akte specifike”.

Pompeo ka thënë se rregullat e reja janë gjithashtu më efektive në shënjestrimin e individëve dhe grupeve, që marrin pjesë në trajnime terroriste si dhe lejojnë autoritetet të vendosin sanksione ndaj institucioneve financiare, që ofrojnë shërbime për terroristë të caktuar.

Duke përdorur këtë masë ligjore, Departamenti i Thesarit, më 10 shtator vendosi sanksione ndaj udhëheqësve, individëve dhe subjekteve të lidhur me grupe të tilla si Shteti Islamik, Al-Kaida, Tehrik-e talibanët e Pakistanit dhe forca iraniane e Kuds-it që janë pjesë e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

“Që prej sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit, qeveria e ShBA-së ka fokusuar përpjekjet e saj kundër terrorizmit, për t’u përshtatur vazhdimisht me kërcënimet në zhvillim”, ka thënë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot 18 vjet më parë edhe Kosova e përjetoi rëndë…