Jashari pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për temat e nivelit lokal

17 shtator 2019 | 11:45

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën ka biseduar për temat e nivelit lokal.

Kryetari Jashari ambasadoren e shtetit suedez në vendin tonë, e ka njoftuar me të arriturat e komunës, punët që janë duke u zhvilluar si dhe sfidat me të cilat përballet kjo komunë por edhe si shtet i ri.

Jashari ka thënë se Kosova ka nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 24 njerëz janë vrarë dhe mbi 30 të…