Janë rinumëruar 78 % e vendvotimeve

22 nëntor 2019 | 08:24

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

Deri më tani janë rinumëruar 1 101 vendvotime ose 78.25 % nga 1 407 vendvotime gjithsej.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, më së largu të dielën, ka bërë me dije për “Epokën e re”, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ-së).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar…