Ministrja Dumoshi ofron bashkëpunim institucional për bienalen ‘Minifesta’

20 shkurt 2020 | 12:09

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Vlora Dumoshi, ka pritur në takim drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli.

Drejtoresha Basholli, në këtë takim njoftues fillimisht ka uruar ministren Dumoshi për marrjen e detyrës duke i uruar që punën e mirë që e ka bërë në Komunën e Prishtinës si drejtoreshë për Kulturë në qeverisjen e kaluar lokale, ta vazhdojë edhe në ministrisë të cilën tash po e drejton.

“Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para Bienalja Manifesta e cila i bën nderë Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022, për të cilën Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë, për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin”, ka njoftuar Ministria e Kulturës.

Sipas këtij njoftimi, ministrja Dumoshi, ka theksuar se ngjarjet kulturore në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.

Ministrja Dumoshi dhe drejtoresha Basholli janë dakorduar edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpikësi i komandës mjaft të njohur kompjuterike “copy-paste”, Lawrence Tesler…