KQZ-ja certifikon kandidatët për kryetar të Podujevës

20 shkurt 2020 | 16:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar tre kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kandidatët në garë për të parin e Podujevës janë: Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, pasi Agim Veliu nga LDK-ja kishte hequr dorë nga kjo pozitë, pas emërimit si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të…