Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
26 shkurt 2020
| 17:14
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë me dije se koronavirusi ka arritur edhe atje, kjo pasi një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.
Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka theksuar se pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë, por në gjendje të mirë.
Pacientja ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri maqedonas ka thënë se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat, shkruan “Alsat M”.




