Franca drejt ‘fitores’: Kemi kaluar pikun e pandemisë, thotë zyrtari i Shëndetësisë

12 prill 2020 | 01:41

Franca sot ka regjistruar një rënie të ndjeshme të viktimave ku u shënuan brenda 643 viktimave, 344 më pak se dje ku 987 persona humbën jetën nga COVID-19.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive.

Ai u shpreh i impresionuar se si popullata është ndërgjegjësuar dhe po e lufton duke theksuar se në këtë fundjavë me diell është shumë e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Ndërkohv Franca shënon 13 mijë e 832 viktima në total nga COVID-19 teksa i është bashkuar vendeve si Spanja apo Italia që shënojnë rënie në shifra. Problematike në Europë mbeten Britania dhe Zvicra me rritje të shifrave të viktimave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-drejtuesi i “Plisave”, Albert Kastrati përmes një postimi në facebook…