Kurtishaj: Qeveria po ia jep goditjen e fundit sektorit privat

14 prill 2020 | 00:15

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se me masat e reja Qeveria po ia jep goditjen e fundit sektorit privat, duke mos i’u lenë mundësi apo korridor të lëvizjes. Sipas tij,  shërimi ekonomik do të jetë vështirë i mundshëm edhe për një kohë të gjatë.

Reagimi i plotë i Kurtishajt:

Me masat e reja Qeveria po ja jep goditjen e fundit sektorit privat duke mos i’u lenë mundësi apo korridor të lëvizjes, urojmë që pandemia shëndetësore të kalojë sa më shpejtë, por shërimi ekonomik do të jetë vështirë i mundshëm edhe për një kohë të gjatë.

Andaj,  na duhen vendime të shpejta ligjore ne harmoni me Kushtetutën në mënyrë që të mbrojmë atë që mundë të mbrohet në ekonomi dhe pa humbur kohë të merren vendimet ligjore për mbështetje direket të sektorit privat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja…