Për të dytën ditë radhazi, Zelanda e Re zero raste të reja me Covid-19
05 maj 2020
| 13:44
Zelanda e Re ka raportoi zero raste të reja me Covid-19 për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.
Kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern tha se kjo është një arritje që i bën padyshim të gjithë krenarë.
Ajo gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve në Zelandën e Re që të jenë vigjilentë. ”Mos bëni veprime që mund ta shkatërrojnë fitoren tonë të mundshme”, ka deklaruar ajo.
Deri më tani në Zelandën e Re janë raportuar 1 mijë e 137 raste dhe 20 të vdekur nga Covid-19.



