Zvicra nesër nis fazën e dytë, ja çfarë do të hapet

10 maj 2020 | 11:03

11 maji shënon edhe fazën e dytë të lehtësimit të masave në Zvicër, e më 8 qershor do të vazhdojë fazën e tretë. Në fund të muajit prill Zvicra filloi lehtësimin e masave pas bllokimit total për shkak të pandemisë Covid-19. Megjithatë, nga nesër fillon faza e dytë. Nëse vazhdohet me këtë gjendje, shumë gjëra të tjera të do të lejohen në Zvicër.

Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch.

Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020, ashtu si edhe ngjarjet sportive, por që mund të zhvillohen pa shikues.

Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga katër persona (përfshirë edhe fëmijët e tyre, nëse janë familje) të ulen në një tryezë ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës prej dy metrash në mes të tavolinave.

Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitë që merren me gastronomi duhet të kenë një koncept mbrojtjeje.

Së fundi bëri bujë lajmi se klientëve do tu kërkohen të dhënat dhe numri i telefonit, por kjo do të jetë në bazë vullnetare, përcjell tutje albinfo.ch.

Stërvitjet në sportet kolektive gjithashtu mund të fillojnë përsëri nga 11 maji, në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash.

Ka më pak kufizime në sportin e klasës së lartë, do të lejohen, pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.

Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020 transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.

Shkollat, gjithashtu, mund të rihapen, por kjo do të vendoset në kantonet përkatëse.

Po nga nesër do të hapen 15 pika të tjera kufitare, por me disa kushte, përcjell tutje albinfo.ch.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë i këshillon qeveritë që të testojnë…