Bajqinovci thotë se Kosova tashmë i ka dy parti politike
10 maj 2020
| 19:53
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se aktualisht Kosova i ka dy parti.
Sipas tij, është Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë dhe partitë e udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.
Bajqinovci ka theksuar se kjo është arsyeja se pse qytetarët do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve.
“Në Kosovë tashmë i kemi dy parti politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetarët do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternativë dhe ajo është LV”, ka shkruar deputeti i LV-së në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)



