Koronavirusi përhapet frikshëm në Brazil, mbi 10 mijë të vdekur
11 maj 2020
| 09:55
Edhe Brazili është në mesin e vendeve që po vuan përhapjen e koronavirusit. Në vendin amerikano-latin, deri tani janë infektuar me COVID-19, 156 061 njerëz.
Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi në Brazil deri tani ka shkuar në 10 656 persona.
Në të gjithë botën, deri tani janë shënuar si të infektuar me COVID-19, 4,194,047 persona.
Kurse, numri i të vdekurve në rang botëror ka shkuar në 283,992 persona. Të shëruar nga virusi janë 1,499,397 persona.



