Vuhani kryen edhe 1.1 milion teste për koronavirus
Qyteti kinez i Vuhanit, ku janë raportuar rastet e para me koronavirus, të shtunën ka kryer 1 146 156 teste për këtë virus, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Kjo shifër e testeve është më e ulët krahasuar me testet që u kryen një ditë më parë, përkatësisht, më 22 maj në këtë qytet u testuan 1 470 950 persona.
Më herët gjatë këtij muaji, Vuhani ka nisur fushatën e testimit. Ky qytet planifikon të testojë të 11 milionë banorët e saj për koronavirus.
Testimet kanë për qëllim për të përcaktuar personat që janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, e të cilët nuk shfaqin simptoma.
Rastet e para me koronavirusin e ri në Vuhan u raportuan në dhjetorin e vitit 2019. Ky qytet aplikoi masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit dhe në prill njoftoi se do të dalë nga izolimi./rel/



